Alvarez iu drejtua kapitenëve për largimin te Barcelona, por Simeone reagoi menjëherë

E ardhmja e Julian Alvarez vazhdon të jetë ndër çështjet më të diskutuara të kësaj vere.

Të lidhura

None found

Sulmuesi argjentinas synon të largohet nga Atletico Madridi për t’iu bashkuar Barcelonës, por klubi nga Madridi ka mbajtur një qëndrim të palëkundur kundër shitjes së tij.

Sipas Mundo Deportivo, Alvarez ka bërë një përpjekje të re për të zhbllokuar situatën. Ai u është drejtuar kapitenëve të Atletico Madridit, Koke, Jan Oblak dhe Jose Maria Gimenez, duke u kërkuar të ndërmjetësojnë me klubin dhe të krijojnë mundësinë për hapjen e bisedimeve me Barcelonën.

Argjentinasi dëshiron të luajë në “Camp Nou”, ndërsa Barcelona e konsideron ende një objektiv të rëndësishëm për forcimin e sulmit.

Megjithatë, kjo nismë e Alvarez është ndalur menjëherë. I njëjti burim bën të ditur se trajneri Diego Simeone ka ndërhyrë dhe u ka sqaruar lojtarëve se nuk mund të kenë ndikim në vendimin e klubit.

Sipas raportimit, Simeone u ka thënë kapitenëve se vetëm drejtuesit e Atletico Madridit vendosin për të ardhmen e Alvarez dhe se ata nuk mund të përfshihen në këtë çështje.

Drejtuesit e Atletico Madridit e kanë ritheksuar se nuk planifikojnë të ulen në negociata me Barcelonën për Alvarez.

Megjithatë, ndërsa afati kalimtar po i afrohet mbylljes, situata mbetet e hapur. Dëshira e sulmuesit për t’u transferuar te Barcelona mund të prodhojë zhvillime të reja në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Alvarez e ka bërë tashmë lëvizjen e tij, por mbetet të shihet nëse kjo do të mjaftojë që Atletico Madridi të ndryshojë qëndrim.


sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetmeritkingmeritkingmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetsekabetjojobethttps://x.com/HorizonsLePartisekabetcasibom giriş