Atletico Madrid konfirmon qëndrimin: Nuk do të negociojë me Barcelonën për Julian Alvarezin

Bordi drejtues i Atletico Madridit ka miratuar në mënyrë unanime vendimin për të mos hapur bisedime me Barcelonën lidhur me transferimin e sulmuesit argjentinas, Julian Alvarez.

Klubi madrilen ka përsëritur se Alvarez nuk është në shitje për skuadrën katalunase dhe se nuk do të nisë asnjë proces negociatash me Barcelonën.

Të lidhura

None found

Përmes një komunikate, drejtuesit e Atletico Madridit deklaruan mbështetjen e tyre të plotë për qëndrimin e klubit. Sipas tyre, Barcelona nuk i ka plotësuar kushtet e kërkuara për zhvillimin e një procesi “profesional, etik dhe respektues”.

Atletico Madrid theksoi se është i gatshëm të diskutojë transferime brenda procedurave të zakonshme të tregut, për sa kohë ato zhvillohen me profesionalizëm, etikë dhe respekt. Megjithatë, klubi bëri të ditur se FC Barcelona nuk i ka përmbushur këto kritere, ndaj nuk do të ketë negociata dhe as nuk po shqyrtohet mundësia e kalimit të Alvarez te Barcelona.

Gjithashtu, klubi spanjoll pret që lojtari ta pranojë këtë vendim dhe të vijojë të jetë i përqendruar te objektivat e skuadrës. Atletico Madrid beson se Alvarez do të vazhdojë ta ndihmojë ekipin të arrijë synimet e tij, ashtu siç ka bërë gjatë dy sezoneve që ka luajtur me fanellën e klubit.


sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetmeritkingmeritkingmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetcasibomsekabetjojobethttps://x.com/HorizonsLeParti