Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistuar në Vlorë, ku një 71-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij 61-vjeçare gjatë një konflikti në banesë.
Sipas të dhënave të policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa shtetasi S. M. dyshohet se ka goditur me sqepar bashkëshorten e tij, E. M.
Të lidhura
None found
61-vjeçarja ka marrë plagë si pasojë e dhunës dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Pas ngjarjes, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur arrestimin e 71-vjeçarit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e plota të konfliktit dhe për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes.
