Tragjedia në familjen shqiptare në Greqi, 53-vjeçari Bujar Muço rrëfen krimin ndaj bashkëshortes: E godita nga inati…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur rajonin e Rodopit në Greqi diten e djeshme, ku 44-vjeçarja Esma Muço, u vra me thikë nga bashkëshorti i saj 53-vjeçar Bujar Muço.

Sipas mediave greke, 53-vjeçari ka pranuar para policisë autorësinë e krimit, duke deklaruar: “E bëra nga nervat, sepse humba kontrollin”.

Të lidhura

None found

Gruaja u gjet e plagosur brenda banesës së saj në një zonë të Rodopit dhe u transportua në spitalin e Komotinisë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi të mbijetojë.

Sipas ekzaminimit mjeko-ligjor, 44-vjeçarja humbi jetën si pasojë e një plage të shkaktuar nga një thikë kuzhine rreth 20 centimetra e gjatë. Goditja shkaktoi hemorragji të brendshme dhe të jashtme në mushkërinë e djathtë.

Mjekët vlerësojnë se vdekja ka ardhur brenda rreth pesë minutash nga momenti i plagosjes.

Pas sulmit ndaj bashkëshortes, 53-vjeçari ka dëmtuar edhe veten. Ai ndodhet aktualisht i shtruar në spital nën mbikëqyrjen e policisë, pasi ka pësuar një plagë në kraharor.

Dy fëmijët dëshmitarë të tragjedisë

Në kuadër të hetimit kanë dhënë dëshmitë e tyre edhe dy fëmijët e çiftit, të cilët u përballën me momentet e tmerrshme të ngjarjes. Vajza 16-vjeçare ishte ajo që njoftoi policinë, ndërsa djali 19-vjeçar e transportoi vetë nënën e tij në spital, ku mjekët konstatuan vdekjen e saj.

Kishte denoncim të mëparshëm për dhunë

Hetimet kanë nxjerrë në pah edhe një histori të mëparshme dhune në familje. Sipas të dhënave të policisë greke, në vitin 2022, në Heraklion të Kretës, 53-vjeçari ishte arrestuar në flagrancë pas një denoncimi për kërcënim dhe dhunë në familje ndaj së njëjtës grua. Avokatja e viktimës ka deklaruar se denoncimi i vitit 2022 nuk ishte i vetmi episod problematik në marrëdhënien e çiftit.

Raportohet gjithashtu se 53-vjeçari kishte marrë më herët trajtim psikiatrik në një klinikë, ku kishte qëndruar për dy net, përpara se të lirohej për të vijuar trajtimin me medikamente.


Shtuar 27.08.2026 13:54

sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetmeritkingmeritkingmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetcasibom