Pas mbylljes së kualifikimeve, është kompletuar lista me të gjitha 36 skuadrat që do të marrin pjesë në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve për sezonin e ri.
AEK Athina, Fenerbahçe, Vikingu dhe Slovan Bratislava ishin katër ekipet e fundit që prenë biletën për në garën më prestigjioze evropiane për klube.
Të lidhura
None found
Manchester United do të jetë sërish pjesë e Ligës së Kampionëve pas rikthimit në elitën evropiane. Krahas tij, në kompeticion do të paraqiten edhe klube me traditë të pasur në Evropë, përfshirë Romën, Porton, Napolin, Borussia Dortmundin dhe PSV-në.
Vikingu përbën një nga surprizat e këtij edicioni, pasi ka arritur për herë të parë në historinë e klubit të kualifikohet në fazën e ligës. Skuadra norvegjeze e siguroi këtë sukses duke eliminuar Dinamo Zagrebin. Ndërkohë, Slovan Bratislava kaloi Celjen pas vazhdimeve dhe fitoi të drejtën për të vazhduar në garë.
Formati i ri
Liga e Kampionëve do të vijojë edhe këtë sezon sipas formatit të ri, në të cilin nuk ekziston më faza tradicionale me grupe.
Të 36 ekipet do të renditen në një tabelë të përbashkët. Secila skuadër do të zhvillojë tetë takime kundër tetë kundërshtarëve të ndryshëm.
Vendet e para deri në të tetin sigurojnë kualifikim të drejtpërdrejtë në 1/8 e finales. Skuadrat që përfundojnë nga pozita e 9-të deri në të 24-tën do të përballen në plejof për të hyrë në fazën nokaut, kurse ato që renditen nga vendi i 25-të e poshtë do të eliminohen.
Skuadrat janë sistemuar në katër vazo sipas koeficientit të UEFA-s, ndërsa shorti i fazës së ligës është planifikuar të hidhet të enjten.
Të gjitha skuadrat e Ligës së Kampionëve 2026/27
Vazoja 1:
PSG
Bayern Munich
Real Madrid
Liverpool
Inter
Manchester City
Arsenal
Barcelona
Atlético Madrid
Vazoja 2:
Borussia Dortmund
Roma
Sporting CP
Aston Villa
Porto
Manchester United
Club Brugge
Real Betis
PSV
Vazoja 3:
Feyenoord
Lille
Bodø/Glimt
Napoli
RB Leipzig
Villarreal
Fenerbahçe
Shakhtar Donetsk
Galatasaray
Vazoja 4:
Slavia Praha
Slovan Bratislava
Stuttgart
AEK Athina
LASK
Como
Lens
Viking
Olympiacos
