Shtatë futbollistët shqiptarë që pritet të luajnë në Ligën e Kampionëve

Të paktën shtatë futbollistë me prejardhje shqiptare bëjnë aktualisht pjesë në klubet që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve për edicionin 2026/27.

Të lidhura

None found

Amir Rrahmani do të jetë në këtë kompeticion me Napolin, ndërsa Vedat Muriqi e arriti kualifikimin me Fenerbahçen pas triumfit kundër Lyonit.

Falë golit të shënuar sot nga sulmuesi i Kosovës, Fenerbahçe u rikthye në Ligën e Kampionëve pas një mungese prej 17 vitesh.

Shqipëria do të përfaqësohet nga Thomas Strakosha dhe Stavro Pilo. Dy futbollistët siguruan një vend në fazën e ligës me AEK-un e Athinës, pasi skuadra greke eliminoi Levski Sofian.

Në listë përfshihet gjithashtu Arijon Ibrahimović, lojtari shqiptar nga Prizreni që aktivizohet te Bayern Munichu. Talenti shqiptar mund ta ketë rastin të luajë në skenën më të rëndësishme të futbollit evropian me klubin e madh gjerman.

Veton Berisha, vëllai i Valon Berishës, do të jetë pjesë e garës me Vikingun në Norvegji. Ndërkohë, mesfushori Art Smakaj luan për LASK-un.

Nga ana tjetër, disa futbollistë të tjerë shqiptarë nuk ia dolën të vazhdonin në këtë kompeticion. Milot Avdyli dhe Veton Tusha u eliminuan me Celjen, pas disfatës ndaj Slovan Bratislavës në vazhdime. Edhe Arbër Hoxha humbi mundësinë për të luajtur në Ligën e Kampionëve, pasi Dinamo Zagrebi u mposht nga Vikingu.


sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişsetrabetJojobetjojobetmarsbahiscasibom