Gjatë arrestimit, Ergys Agasi është fotografuar me një orë të markës “Richard Mille”, e njohur si një prej markave më të kushtueshme dhe ekskluzive të orëve luksoze në botë.
Në varësi të modelit, vlera e një ore “Richard Mille” fillon nga rreth 150 mijë euro. Modelet e rralla dhe shumë të kërkuara kushtojnë 300-400 mijë euro, ndërsa variantet më ekskluzive mund të arrijnë çmime deri në 2-3 milionë euro.
Të lidhura
None found
Ora me vlerën e një banese luksoze, e mbajtur prej tij në çastin e arrestimit, është një detaj që ngre pikëpyetje mbi përmasat e pasurisë dhe nivelin e luksit të Ergys Agasit.
