Kush është Uljan Shpataraku, i kapur në makinë me Ergys Agasin!?

Biznesmeni i shpallur në kërkim nga SPAK, Ergys Agasi u arrestua sot në zonën e Plepave në Durrës, teksa po udhëtonte në makinë me Uljan Shpatarakun, një ish-polic i shpallur në kërkim. Teksa Agasi kërkohej në lidhje me hetimet mbi skandali ne AKSHI-t, ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit Shpataraku, është shpallur në kërkim pas një sherri që ka pasur me punonjësit e një hoteli në Himarë.

Shpataraku u shpall në kërkim në 6 gusht të këtij viti, pasi teksa ka qenë me pushime në një hotel në Dhërmi, dyshohet se ka kërcënuar me jetë kamerierin dhe administratorin, pasi nuk i kishte pëlqyer ushqimi. Stafi i hotelit ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Himarës ku blutë kanë shpallur në kërkim ish-zyrtarin e policisë. Në maj, Skënder Hita e përjashtoi Shpatarakun nga radhët e Policisë për mosparaqitje në detyrë me argumentin se vijonte studimet. Ai mbante detyrën e asistentit në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit dhe njihej si një nga të besuarit e Ilir Prodës.

Të lidhura

None found

Vetëm një ditë pasi u shpall në kërkim, Shpataraku bëri një reagim të gjatë, ku ndër të tjera, ka ngritur akuza të forta ndaj Hitës.

Shpataraku akuzonte Hitën për një sjellje joprofesionale dhe për një zell të madh për të ekzagjeruar incidentin në të cilin ai u përfshi. Në një reagim për gazetaren Klodiana Lala, ai pranonte se kishte pasur një debat me stafin e hotelit, por mohonte që t’i kishte kanosur ata me jetë apo të kishte nxjerrë armë. Duke shigjetuar drejtuesit aktual të Policisë, Shpataraku shprehet se të njëjtën nxitim me të cilin u kryen procedurat ndaj tij, për ta shpallur në kërkim, do të donte ta kishte parë në rastin e incidentit në Palasë, ku u qëllua me armë zjarri nga një jaht, dhe nuk pati asnjë të ndaluar.


Shtuar 26.08.2026 21:33

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişsetrabetJojobetjojobetmarsbahis