Këshilli Programor i Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTVM) ka përzgjedhur kandidaturën e Xhulian Shabanit për pozitën e zëvendësdrejtorit të servisit publik në gjuhën shqipe në Televizionin e Maqedonisë.
Shabani është një emër i njohur në fushën e medias dhe marketingut në rajon, me përvojë në prodhimin televiziv, projekte mediatike dhe filmike.
Të lidhura
None found
I lindur në Kumanovë dhe me banim në Shkup, gjatë karrierës së tij ai ka qenë i përfshirë në një sërë projektesh dhe iniciativash në industrinë kreative dhe atë mediatike.
Përzgjedhja e tij vjen në kuadër të procedurës së zhvilluar nga Këshilli Programor i RTVM-së për plotësimin e pozitës së zëvendësdrejtorit të servisit publik në gjuhën shqipe.
Ky zhvillim vjen disa muaj pasi në krye të RTVM-së u zgjodh Zoran Ristovski – Xhuza, ndërsa me përzgjedhjen e Shabanit plotësohet edhe pozita drejtuese në segmentin e transmetimeve në gjuhën shqipe.
