FIGC i heq mbështetjen Infantinos, Italia nuk do ta votojë për një mandat tjetër në FIFA

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka njoftuar se nuk do ta mbështesë kandidaturën e Gianni Infantinos në zgjedhjet për presidentin e FIFA-s, të planifikuara për në mars të vitit 2027.

Qëndrimi i federatës italiane vjen pas disa nismave të fundit të kreut të FIFA-s. Kundërshtimet lidhen në veçanti me projektin që parashikon shitjen tek investitorët privatë të të ardhurave të ardhshme nga Kupat e Botës.

Të lidhura

None found

Ndaj kësaj ideje janë pozicionuar më herët edhe UEFA, AFC dhe CONCACAF. Përpara FIGC-së, mbështetjen për Infantinon e kishin tërhequr gjashtë federatat nordike, përkatësisht Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka, Islanda dhe Ishujt Faroe, si dhe federata e Shqipërisë.

Në njoftimin zyrtar, FIGC sqaroi se ky hap përputhet me qëndrimin e UEFA-s dhe të presidentit të saj, Aleksander Ceferin.

“FIGC ka vendosur të tërheqë mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s në mars 2027”, thuhet në deklaratë.

Sipas federatës italiane, vendimi synon të bëjë të qartë pozicionin e saj për mënyrën se si FIFA po projekton administrimin dhe zhvillimin e kompeticioneve ndërkombëtare.

Presidenti i FIGC-së, Giovanni Malagò, deklaroi se Italia do ta vijojë bashkëpunimin me UEFA-n dhe federatat e tjera të Evropës, me qëllim mbrojtjen e një modeli futbolli që mbështetet te merita sportive, solidariteti, qëndrueshmëria dhe rëndësia e tifozëve.

“Ne përfaqësojmë një model dialogu, respekti për mendimet e të tjerëve dhe përgjegjësie të përbashkët”, u shpreh Malagò.

Vendimi i Italisë për të mos e mbështetur më përbën një goditje të konsiderueshme për Infantinon, i cili kërkon të fitojë një mandat tjetër në drejtimin e FIFA-s gjatë zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.


Shtuar 26.08.2026 16:40

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişsetrabetJojobetjojobetmarsbahis