Ndërsa lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vijon me intensitet, sulmet me dronë kanë shkaktuar viktima dhe dëme në disa rajone të të dyja vendeve.
Të lidhura
None found
Në këtë situatë, Kremlini ka sqaruar se gjatë vizitës së drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, në Rusi nuk ishte parashikuar një takim me presidentin rus Vladimir Putin.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i tha agjencisë ruse të lajmeve TASS se në axhendën e vizitës nuk kishte një takim të planifikuar mes Putinit dhe Ratcliffe.
“Kontaktet me Putinin nuk ishin planifikuar”, deklaroi Peskov, pa dhënë informacion shtesë për vizitën.
Ndërkohë, përplasjet në terren vijojnë, me sulme dhe kundërsulme të forcave ruse e ukrainase.
