BDI: VLEN e zvarriti për dy vite dhe e rriti koston e rrugës Shkup-Bllacë me 30 milionë euro

BDI ka reaguar lidhur me vendosjen e gurthemelit për rrugën Shkup-Bllacë, duke akuzuar VLEN-in se po e paraqet si arritje një projekt të nisur nga qeveria e kaluar.

Të lidhura

None found

Sipas kësaj partie, autostrada ishte përfunduar si projekt më 2 maj 2023 dhe ishte tenderuar po atë vit me një vlerë rreth 183 milionë euro. BDI thekson se, pas më shumë se dy vitesh vonesë, puna për të njëjtën rrugë po prezantohet tani si sukses nga VLEN.

BDI shton se projekti, i cili shtrihet në rreth 10 kilometra, nuk ka pësuar ndryshime në trasenë apo në përmbajtjen e tij. Megjithatë, ndërtimi i tij tani parashikohet të kushtojë rreth 210 milionë euro, ose afërsisht 21 milionë euro për kilometër.

Partia kujton se dy vite më parë VLEN dhe partnerët e saj politikë e kishin kundërshtuar projektin, duke e cilësuar atë si “tepër të shtrenjtë” dhe “të papërshtatshëm”. Sipas BDI-së, sot po zbatohet i njëjti projekt, pa ndryshime as për 0,1 për qind.

“Traseja është e njëjtë, projekti është i njëjtë dhe autostrada është e njëjtë. Ndryshimi i vetëm është se janë shtuar dy vite vonesë dhe rreth 30 milionë euro nga paratë e qytetarëve”, deklarojnë nga BDI.

BDI kërkon nga VLEN-i të sqarojë arsyet e bllokimit të projektit për dy vjet, si dhe shkaqet që kanë çuar në rritjen e kostos me rreth 30 milionë euro. Partia pyet gjithashtu se ku do të përfundojnë këto mjete dhe cili është justifikimi për këtë shtrenjtim.

“Shqiptarët humbën dy vite për një autostradë jetike, ndërsa qytetarët do të paguajnë dhjetëra milionë euro më shumë. Dy vite vonesë, 30 milionë euro më shtrenjtë dhe asnjë ndryshim në projekt, kjo është fatura e paaftësisë dhe keqmenaxhimit të VLEN-it”, thuhet në reagimin e BDI-së.


Shtuar 26.08.2026 14:37

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetjojobetjojobetjojobet girişmarsbahisMarsbahis GirişsetrabetleograndbetJojobetjojobet