A po merr fund ngërçi politik në Kosovë? Konjufca: Kandidaturat për president janë përcaktuar

Lëvizja Vetëvendosje i ka përzgjedhur tashmë emrat që mund të propozohen për postin e presidentit të ardhshëm të Kosovës, por nuk do t’i bëjë ata publikë përpara bisedimeve me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, deklaroi se VV-ja dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, janë të gatshëm të zhvillojnë një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Të lidhura

None found

Sipas tij, në këtë tryezë pritet të paraqiten dhe të diskutohen kandidatura konkrete për kreun e ardhshëm të shtetit.

Konjufca tha se gatishmëria e shprehur nga LDK-ja për takime, si dhe paralajmërimi se diskutimi i radhës do të përqendrohet te emra konkretë, përbëjnë një mundësi të re për arritjen e një marrëveshjeje.

Ai vlerësoi se ka gjasa të konsiderueshme që Kosova të zgjedhë presidentin ose presidenten e ardhshme përmes negociatave mes Kurtit dhe Abdixhikut. Këto komente ai i bëri pas nisjes së rigjykimit për hedhjen e gazit në Kuvend.

Duke konfirmuar se Vetëvendosje i ka gati kandidaturat, Konjufca sqaroi se zbulimi i tyre në këtë fazë do t’ia humbte kuptimin procesit negociues. Ai theksoi se si VV-ja, ashtu edhe kryeministri Kurti, janë të përgatitur për bisedimet.

Sipas Konjufcës, edhe LDK-ja pritet të jetë së shpejti gati, pasi Abdixhiku kishte deklaruar javën e kaluar se takimi do të zhvillohej gjatë kësaj jave.

Megjithatë, nga informacionet që ai ka, Kurti ende nuk ka marrë një ftesë dhe nuk është zhvilluar ndonjë diskutim për caktimin e ditës së takimit.

Konjufca shtoi se Vetëvendosje, po pret që takimi i paralajmëruar nga Abdixhiku të realizohet. Në vlerësimin e tij, sapo palët të ulen për të shqyrtuar emrat konkretë, marrëveshja për presidentin e Republikës së Kosovës do të jetë shumë pranë.


sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetjojobet girişmarsbahisMarsbahis GirişsetrabetleograndbetJojobetjojobet