Manchester City zyrtarizon transferimin e Ayyoub Bouaddit

Ayyoub Bouaddi është zyrtarisht futbollisti më i ri i Manchester Cityt. Reprezentuesi maroken është transferuar nga Lille dhe ka firmosur një kontratë pesëvjeçare, e cila e mban në stadiumin “Etihad” deri në vitin 2031.

Mesfushori 18-vjeçar regjistroi 96 paraqitje me klubin francez. Ai mori vlerësime të shumta edhe në Kupën e Botës të zhvilluar këtë verë, veçanërisht pasi kontrolloi lojën përballë treshes së mesfushës së Brazilit në takimin e parë të Marokut në turne.

Të lidhura

None found

Paraqitjet e tij bindën Cityn të angazhohej fuqishëm për transferimin. Bouaddi tashmë është prezantuar zyrtarisht, ndërsa raportohet se marrëveshja ka kushtuar rreth 100 milionë euro.

Në njoftimin e klubit bëhet e ditur se Manchester City ka kënaqësinë të konfirmojë transferimin e reprezentuesit maroken Ayyoub Bouaddi me një marrëveshje pesëvjeçare, e cila mbetet në varësi të miratimit ndërkombëtar.

City sqaroi gjithashtu se mesfushori 18-vjeçar vjen nga skuadra franceze Lille dhe se kontrata do ta mbajë atë në “Etihad” deri në vitin 2031.

Pas firmosjes, Bouaddi nuk e fshehu lumturinë, duke e përshkruar kalimin te klubi që ai e konsideron më të mirin në botë si realizimin e një ëndrre.

“Për mua, Manchester City është klubi më i mirë në botë. Ardhja këtu është një ëndërr dhe jam i lumtur që tani mund ta quaj veten lojtar të Cityt”, deklaroi Bouaddi pas nënshkrimit.

Drejtori i Futbollit, Hugo Viana, veçoi “inteligjencën e tij të jashtëzakonshme futbollistike” për një lojtar të një moshe kaq të re. Ndërkohë, trajneri i Cityt, Enzo Maresca, do të ketë në dispozicion një futbollist që tashmë konsiderohet ndër talentet e rinj më të spikatur në Evropë.


sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetjojobetjojobetjojobet girişmarsbahisMarsbahis GirişsetrabetleograndbetJojobetjojobet