Këtë të mërkurë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një takim me ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri, Olga Cogen, e cila i paraqiti Letrat Kredenciale.
Kreu i Shtetit përshëndeti hapjen, për herë të parë, të Ambasadës së Mbretërisë së Belgjikës me seli në Tiranë.
Të lidhura
None found
Në takim, palët rikonfirmuan vullnetin për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, të mbështetura te vlerat e përbashkëta evropiane, komunikimi i afërt politik dhe bashkëpunimi i konsoliduar në NATO e në organizata të tjera ndërkombëtare.
Gjithashtu, Begaj çmoi përkrahjen e vazhdueshme që Belgjika, i ka dhënë procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe nënvizoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian, vazhdon të jetë prioritet për vendin.
Presidenti e garantoi ambasadoren Cogen se Institucioni i Presidentit dhe institucionet shqiptare, do ta mbështesin në përmbushjen me sukses të misionit të saj diplomatik në Shqipëri.
