Një zjarr i madh është aktvizuar në fshatin Gjorm të Vlorës.
Nga zjarri rrezikojnë banesat, ndërsa për shuarjen janë aktivizuar 40 forca të ushtrisë dhe një helikopter.
Ditët e fundit zjarret kanë përfshirë të gjithë vendin, ndërsa në qarkun e Vlorës situata paraqitet më serioze.
Në Vlorë aktualisht janë disa vatra zjarri të rrezikshme ndërsa po punohet për shuarjen e flakëve nga toka dhe ajri.
Për momentin, aksioni nga ajri është ndërprerë për shkak të erërave të forta në zonë./albeu.com