Qëndresa e banorëve të Divjakës kundër reformës së re administrative-territoriale të propozuar nga Partia Socialiste ka hyrë në ditën e 26-të. Nisma parashikon bashkimin e kësaj bashkie me 14 bashki të tjera në të gjithë vendin.
Në fjalimet e mbajtura gjatë protestës, organizatorët u kërkuan qytetarëve të shtojnë pjesëmarrjen, në mënyrë që kundërshtimi i komunitetit të jetë edhe më i fortë. Ata iu drejtuan gjithashtu deputetëve që përfaqësojnë zonën në Kuvend, duke i ftuar të mbështesin banorët dhe të votojnë kundër projektit, për të cilin protestuesit thonë se e kthen Divjakën disa dekada pas.
Të lidhura
None found
Banorët deklaruan se do ta vijojnë protestën deri në ditën e fundit, me synimin për të penguar miratimin në parlament të projektligjit që parashikon shkrirjen e 15 bashkive.
Mbrëmja e 26-të e rezistencës u përmbyll, sikurse edhe netët e mëparshme, me një marshim në rrugët kryesore të Divjakës. Gjatë tij, qytetarët përsëritën thirrjet kundër cenimit të autonomisë vendore të bashkisë.
