Rodrigo Piloto është përforcimi më i ri i Zeljeznicar. Sulmuesi 25-vjeçar është larguar nga Atletic Escaldes për të vijuar karrierën në Premier League të Bosnjës.
Portugezi ka nënshkruar me klubin 6 herë kampion një marrëveshje 1-vjeçare, e cila do të jetë në fuqi deri në verën e vitit 2027. Në kontratë është përfshirë edhe mundësia që bashkëpunimi të zgjatet për një sezon tjetër.
Të lidhura
None found
Piloto nuk është një emër i panjohur për futbollin shqiptar, pasi më herët ka qenë pjesë e Partizanit, ku aventura e tij rezultoi e pasuksesshme. Me fanellën e kuqe, ai u aktivizua në vetëm 4 ndeshje, pa regjistruar asnjë gol apo asist.
