Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron aksion simbolik dhe protestë

Sindikata e Re e KEK-ut pritet të organizojë sot një aksion simbolik para zyrave të KEK-ut në Prishtinë.

Të lidhura

None found

Në njoftimin e saj, sindikata ka bërë të ditur se aksioni do të nisë në orën 11:00.

Ndërkohë, pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Kryesisë të mbajtur dje, kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Xhelal Jashari, ka njoftuar edhe për protestë të punëtorëve në tri divizionet e KEK-ut. Protesta është caktuar për të mërkurën, në orën 08:00.

“Si kryesi morëm vendim që të mërkurën në ora 08:00 të mëngjesit të shprehim pakënaqësinë tonë në tri divizione. Pra të mërkurën në ora 08:00 Sindikata e Re e KEK-ut së bashku me të gjithë punëtorët në tri divizione do të protestojë dhe do të solidarizohet me familjet e punëtorëve që kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës.”, deklaroi Jashari.

Sipas tij, në mbledhje janë trajtuar gjerësisht rrethanat e punës dhe çështja e sigurisë së punëtorëve, përfshirë mungesën e pajisjeve mbrojtëse.

“Sot është diskutuar gjerë e gjatë për kushtet e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe është vlerësuar duke konstatuar se kushtet janë jashtëzakonisht të vështira në punë, por edhe siguria e punëtorëve dhe pajisjet mbrojtëse janë mungesë jashtëzakonisht e madhe në Korporatën Energjetike të Kosovës.”, u shpreh ai.


Shtuar 25.08.2026 09:00

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismillibahisMarsbahisultrabetcasibomjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetjojobetperabetperabetjojobetjojobetholiganbetmatbetcasibommarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Girişultrabet