Vrasja e ish-policit Arben Bilali, dëshmia e të penduarit që rëndon ndaj Gjergj Cukalit: Është hasmi i tij…

Prokuroria pritet të rikthehet te hetimet ndaj Gjergj Cukalit, i cili dyshohet për vrasjen e ish-policit Arben Bilali, ngjarje e ndodhur shtatë vite më parë në Selitë.

Rihapja e çështjes vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila i ka ngarkuar organit të akuzës detyra të reja hetimore.

Të lidhura

None found

Në lidhje me këtë episod, në një seancë të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme ka dhënë deklarime edhe i penduari i drejtësisë, Enver Jamaku. News 24 mëson se dëshmia e tij prek edhe vrasjen e Bilalit.

Jamaku ka rrëfyer për një bisedë me një person të identifikuar si Ad Bomi. Sipas tij, kishte shkuar te Xubi i Yzberishtit, emër me të cilin i referohet shtetasit Fatmir Avdillari, për të marrë një automjet që kishte rezultuar me problem shasie. Ndërmjetës për shitjen e mjetit ishte Ad Bomi.

“Kur kam takuar Xubin e Yzberishtit, Adi më ka thënë: ‘Mos i jep muhabet këtij lale, se ky është hasmi i Gjergj Cukalit, pasi Gjergji i ka vrarë shokun e tij Arben Bilali dhe vëllain e tij’”, ka deklaruar Jamaku.

I penduari i drejtësisë pretendon se e ka biseduar këtë çështje edhe në një rast tjetër me Ad Bomin, i cili, sipas tij, i ka përsëritur të njëjtin informacion.

Megjithatë, në dëshminë e dhënë në Gjykatën e Posaçme ai nuk ka sjellë hollësi të tjera për vrasjen e ish-policit.

Me rikthimin e dosjes për hetim, hetuesit mund ta marrin sërish në pyetje Jamakun për versionin e tij lidhur me ngjarjen dhe për mënyrën se si ka siguruar këto të dhëna.

Pak kohë më parë, Gjykata e Apelit shfuqizoi vendimin e shkallës së parë që kishte pushuar hetimet ndaj Cukalit dhe urdhëroi prokurorinë të hetojë të fortin e Myslim Shyrit, për akuzat e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtjes pa leje.

Në vitin 2020, Gjykata e Tiranës, me kërkesë të prokurorisë, e pushoi procedimin ndaj Cukalit për mungesë provash. ADN-ja e zbuluar në një shishe plastike, e gjetur në automjetin e përdorur në vrasje, ishte konsideruar provë e pavlefshme.

Arben Bilali, ish-punonjës i Policisë, u vra në Selitë në vitin 2019. Më herët, ai kishte humbur edhe dy vëllezërit: Bujar Bilali u vra në vitin 1998, ndërsa Leonardi, ish-mundës i Dinamos, në gusht të vitit 2010.


Shtuar 24.08.2026 14:04

matbetsultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisSheratonkingMarsbahisligobetcasibomjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetholiganbetjojobetjojobetSheratonkingpusulabetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Giriş