Mbledhja e PS-së në Pogradec/ Krasniqi ngre pikëpyetje për financimin dhe simbolet shtetërore: Balluku vijon të jetë vendimmarrëse

Politologu Afrim Krasniqi, e ka cilësuar mbledhjen e drejtuesve politikë të Partisë Socialiste në Pogradec, të organizuar nga kryeministri Edi Rama, si një takim rutinë partiak.

Megjithatë, ai thekson se zhvillimi i saj merr rëndësi të veçantë për shkak të protestave të vazhdueshme në vend.

Të lidhura

None found

Sipas Krasniqit, protestuesit nuk kërkojnë mënyrën se si Partia Socialiste duhet të vijojë të qëndrojë në pushtet, por një Shqipëri me demokraci funksionale dhe shtet të së drejtës.

Ai nënvizon se, në periudha krizash dhe zhgënjimesh të thella, interesat e një partie për ruajtjen e pushtetit rrallë përputhen me nevojat e vendit, ndërsa në këtë rast kjo përputhje është e dukshme.

Analisti ka kërkuar gjithashtu sqarime për mënyrën e financimit të takimit. Ai pyet nëse mbledhja u zhvillua në një hotel privat apo në një vilë qeveritare dhe kush mbuloi shpenzimet për ambientin, shërbimet, personelin, automjetet dhe angazhimin e numrit të madh të gardistëve.

Nëse pagesat janë bërë nga Partia Socialiste, kjo duhet të deklarohet publikisht, ndërsa përdorimi i fondeve apo strukturave qeveritare do të përbënte, sipas tij, shkelje ligjore.

Krasniqi ka ngritur pikëpyetje edhe për praninë e simbolit shtetëror të Kryeministrisë në tavolinën e një aktiviteti partiak.

Sipas tij, një mbledhje e një partie politike nuk duhet të shoqërohet nga simbole të tilla, pasi kjo krijon përshtypjen e bashkimit të shtetit me partinë.

Ai e konsideron këtë një sinjal veçanërisht problematik në prag të zgjedhjeve të ardhshme politike, kur ndarja mes institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake duhet të jetë e qartë.

Duke iu referuar mesazheve për reformim, transparencë, qeverisje ndryshe, orientim europian dhe luftë kundër korrupsionit, analisti tha se retorika duhet të shoqërohet me veprime konkrete.

Në këtë kuadër, ai përmendi rastin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkoi heqjen e imunitetit nga parlamenti, ndërsa maxhoranca votoi kundër.

Pavarësisht kësaj, Krasniqi vëren se një zyrtare e akuzuar nga drejtësia dhe e kërkuar nga SPAK për heqjen e imunitetit vijon të jetë vendimmarrëse në ekzekutiv, parlament dhe parti, duke u paraqitur si pjesë e qasjes reformatore.

Një tjetër çështje e evidentuar prej tij lidhet me porosinë për shkarkimin ose lëvizjen e drejtorëve në administratë. Krasniqi thekson se, në një shtet ku ekzistojnë ligjet dhe Kushtetuta dhe ku institucionet duhet të jenë të ndara nga partitë, një forcë politike nuk mund të vendosë për shkarkime administrative. Sipas tij, kjo praktikë megjithatë vijon të ndodhë në Shqipëri.

“Kryeministri ka mbledhur drejtuesit politikë të partisë së tij në një takim rutinë në Pogradec. Është e drejta e tij dhe e tyre. Mbledhja vjen si përgjigje ndaj protestave. Natyrisht, protestat nuk kërkojnë që PS-ja të mbetet në pushtet, por që Shqipëria të bëhet një demokraci funksionale dhe shtet i së drejtës”, shprehet Krasniqi.

Ai shton se takimi u shoqërua me deklarata për reformim, qeverisje më transparente, më europiane dhe më antikorrupsion, por sipas tij disa detaje që mund të mos jenë vënë re nga media meritojnë vëmendje.

“E para, mbledhje partie në hotel privat apo takime në vilë qeveritare? Pyetja është se kush paguan për ambientin, shërbimin, personelin, automjetet dhe numrin e madh të gardistëve. PS-ja duhej të deklaronte se është financuese e takimit, përndryshe financimi nga qeveria përbën shkelje ligji”, deklaron ai.

“E dyta, një mbledhje partie nuk mund të ketë në tavolinë simbolin shtetëror të Kryeministrisë. Këtu duket qartë keqpërdorimi i simboleve shtetërore dhe njësimi i shtetit me partinë, çka përbën një sinjal negativ në prag të zgjedhjeve të ardhshme politike”, vijon Krasniqi.

Ai thekson se çdo deklaratë kundër korrupsionit merr kuptim vetëm kur shoqërohet nga masa konkrete antikorrupsion.

“Një zyrtare e akuzuar nga drejtësia dhe e kërkuar nga SPAK për heqje imuniteti vijon të jetë vendimmarrëse në ekzekutiv, parlament dhe parti, duke u imponuar si qasje reformatore”, shprehet analisti.

“Lajmi kryesor i takimit dje ishte porosia për shkarkimin ose lëvizjen nga pozitat e drejtorëve në administratë. Në një vend ku ka ligje dhe Kushtetutë dhe ku shteti është i ndarë nga partia, nuk mundet kurrsesi një parti të vendosë për shkarkime administrative. Në Shqipëri po”, tha ai.

Në përfundim, Krasniqi kritikoi mënyrën e llogaridhënies së ministrave, duke thënë se ata fillimisht japin llogari para partisë dhe më pas përballen me përgjegjësitë qeveritare.

Ai e lidhi këtë praktikë me një traditë të së kaluarës, kur fillimisht mblidhej Byroja, më pas Plenumi dhe në fund qeveria e Presidiumi i Kuvendit.


Shtuar 24.08.2026 10:10

matbetsultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisSheratonkingMarsbahisligobetcasibomjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetholiganbetjojobetjojobetSheratonkingpusulabetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişHoliganbetHoliganbet GirişmarsbahisMarsbahis Giriş