Zelensky mohon përfshirjen e Ukrainës në sabotimin e Nord Stream pas përfundimeve të hetuesve gjermanë

Volodymyr Zelenskyy ka ritheksuar se Ukraina nuk kishte asnjë rol në shpërthimet e vitit 2022, të cilat dëmtuan tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 që dërgonin gaz rus drejt Evropës.

Të lidhura

None found

Muajin e kaluar, prokurorët në Gjermani dolën në përfundimin se sabotimi i gazsjellësve ishte kryer me urdhër të shtetit ukrainas. Kjo akuzë pritet të ndërlikojë raportet e Kievit me Gjermaninë, e cila është ndër mbështetëset kryesore ushtarake të Ukrainës.

I pyetur sot nga gazetarët lidhur me hetimet, presidenti ukrainas deklaroi: “Ukraina nuk ka marrë kurrë pjesë zyrtarisht në ndonjë operacion të lidhur me sabotimin e Nord Stream”.

Zelensky, i cili vazhdimisht e ka mohuar përfshirjen e vendit të tij, tha gjithashtu se Gjermania “është plotësisht e vetëdijshme për faktin se Ukraina nuk e organizoi, kreu dhe as nuk e shpiku këtë operacion”.

Sipas tij, Kievi po bashkëpunon me Berlinin duke ofruar ndihmë për hetimet dhe shpreson që kjo çështje të mos cenojë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Është shumë e rëndësishme për ne të mos humbasim partneritetin tonë, të mos humbasim besimin e vendeve evropiane që kanë ndihmuar Ukrainën që nga fillimi i kësaj lufte kundër Rusisë”, u shpreh Zelensky.

Ndërkohë, të mërkurën, autoritetet në Kroaci arrestuan një shtetas ukrainas, i dyshuar se kishte lidhje me sabotimin e gazsjellësit.

Siç është bërë e ditur, personi i arrestuar po punonte për realizimin e një filmi kushtuar këtij sulmi.

Prokuroria gjermane thotë se ai kishte bashkëpunuar me një tjetër shtetas ukrainas, i arrestuar vitin e kaluar në Itali dhe i ekstraduar më pas drejt Gjermanisë.


Shtuar 23.08.2026 22:22

matbetsultanbeyli escortiptv satın alİmajbetizmir escortAnkara escortjojobetnorabahisAnkara escortgrandpashabetbetparkilbetilbetbahsegelbehsegelmarsbahiscasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahisligobetcasibomcratosroyalbetjojobet girişcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetJojobetJojobetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetcasibomholiganbetroyalbetroketbetromabetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişHoliganbetHoliganbet GirişmarsbahisMarsbahis Giriş