Shkodër – Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 17:20 në fshatin Mgull, në Njësinë Administrative Pult të Dukagjinit.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, dyshohet se me armë zjarri janë vrarë shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur rëndë edhe shtetasi A. P.
Të lidhura
None found
Menjëherë pas njoftimit, drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Gjithashtu, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon në terren për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, për të dokumentuar ligjërisht rastin dhe për të identifikuar e kapur autorin ose autorët.
