Manchester City ka finalizuar marrëveshjen me Lille për blerjen e mesfushorit Ayyoub Bouaddi, sipas gazetarit të merkatos, Fabrizio Romano.
Operacioni ka një vlerë totale prej 100 milionë eurosh me bonuse të përfshira. Shuma fikse raportohet të jetë 95 milionë euro, ndërsa pesë milionë euro të tjera lidhen me bonuse të mundshme.
Të lidhura
None found
Futbollisti 18-vjeçar kishte gjetur marrëveshje për kushtet personale me klubin anglez që në korrik. Tani, kalimi i tij te Manchester City konsiderohet shumë pranë përfundimit.
Bouaddi mungoi në përballjen e Lille kundër Angers, për shkak se procedurat e transferimit drejt Anglisë kanë hyrë në etapën e fundit. Marrëveshja pritet të mbyllet pas kryerjes së vizitave mjekësore.
Mesfushori aktivizohet kryesisht në rolin mbrojtës dhe gjatë sezonit të kaluar ishte ndër figurat më të rëndësishme të Lille. Ai regjistroi 30 paraqitje në Ligue 1, duke kontribuar që skuadra franceze të renditej e treta dhe të siguronte një vend në Ligën e Kampionëve.
Ky transferim parashikohet ta vendosë Bouaddin mes blerjeve më të kushtueshme të Manchester Cityt, si edhe mes shitjeve më të mëdha në historinë e Lille.
