RENEA arreston në Palasë “Visin e garave”/ Nga Audi R8 me vlerë 200 mijë euro te shpërthimi me tritol në garazhin e tij

Elvis Kosova, 40-vjeçari që njihet me nofkat “Visi i garave” dhe “Visi i makinave të shpejta”, u arrestua sot në Palasë gjatë një operacioni të zhvilluar nga FNSH-ja dhe RENEA. Gjatë ndërhyrjes, atij mësohet se iu gjet një armë zjarri pa leje.

Kosova është një person i njohur për policinë, pasi rezulton me precedent të mëparshëm penal. Në gusht të vitit 2024, ai u vu në pranga nën akuzën për vjedhjen e një automjeti luksoz Audi R8, me vlerë 200 mijë euro.

Të lidhura

None found

Për të njëjtën ngjarje u arrestua së bashku me të edhe një shtetas turk. Ky i fundit kishte marrë me qira në Gjermani automjetin e markës Audi R8.

Pas hyrjes së makinës në territorin shqiptar, ajo iu dorëzua Elvis Kosovës. Sipas dyshimeve, Kosova manipuloi rrethanat me synimin për ta përvetësuar për vete automjetin luksoz që vlente 200 mijë euro.

Më pas, shtetasi turk paraqiti kallëzim pranë autoriteteve, ku pretendoi se Audi R8 i ishte vjedhur pranë një hoteli në afërsi të stadiumit “Air Albania” në Tiranë.

Emri i Elvis Kosovës u përmend edhe në korrik të vitit të kaluar, kur në një garazh në pronësi të tij, në rrugën “Peti”, u vendos tritol.

Dyshohet se lënda plasëse ishte pozicionuar në portën hyrëse të garazhit të 40-vjeçarit. Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete që ndodheshin të parkuara.


matbetsultanbeyli escortiptv satın alİmajbetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahisligobetcasibomcasibom girişjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomBetparibuHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetJojobetJojobetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişHoliganbetHoliganbet Giriş