Theu “arrestin e shtëpisë” dhe kreu pesë vjedhje, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Një 23-vjeçar i identifikuar me inicialet K. M., është vënë në pranga nga Policia e Tiranës gjatë operacionit të koduar “HIJA”, pasi akuzohet se ka kryer një seri vjedhjesh në kryeqytet ndërsa duhet të qëndronte në shtëpi.

I riu, ndonëse ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dilte fshehurazi nga banesa dhe dyshohet se ka vjedhur në pesë biznese të ndryshme nga data 14 deri më 22 gusht.

Të lidhura

None found

Kapja e tij u bë nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1 në sheshin “Skënderbej”, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Pamjet e kamerave të sigurisë nga një prej objekteve të goditura treguan se si i riu i maskuar arrinte të hapte kasat, mbushte qeset me para e produkte dhe shmangej përmes hapësirave minimale të dyerve për t’u larguar pa lënë gjurmë.

Në vijim të aksioneve kundër krimeve ndaj pronës, Policia e Tiranës finalizoi edhe operacionin “Reaction”. Përmes tij, shërbimet e Komisariatit Nr. 4 arrestuan shtetasin Sh. J., 31 vjeç, i cili i kishte vjedhur me dhunë dy varëse një gruaje në rrugën e “Saraçëve”. Të dyja varëset e vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

“Tiranë/Finalizohen në 24 orët e fundit, dy operacione për zbardhjen e rasteve të vjedhjes. Operacioni “HIJA”/Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kreu vjedhje në 5 subjekte gjatë javës së fundit, vihet në pranga 23-vjeçari. Operacioni “REACTION”/Vodhi me dhunë 2 varëse një shtetaseje, vihet në pranga 31-vjeçari. Sekuestrohen 2 varëset e vjedhura dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera menjëherë pas kallëzimeve dhe marrjes së informacioneve për raste të vjedhjes së pronës/pasurisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe Komisariatit të Policisë Nr. 4, në 24 orë, finalizuan 2 operacione për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të 6 rasteve të vjedhjes. Konkretisht: -Në kuadër të operacionit të koduar “HIJA”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe vunë në pranga shtetasin K. M., 23 vjeç, i cili dyshohet se gjatë periudhës 14.08.2026–22.08.2026, ka vjedhur para dhe produkte në 5 subjekte.

Gjatë verifikimeve të mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale. Gjatë kapjes së tij, në sheshin “Skënderbej”, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. -Në kuadër të operacionit të koduar “REACTION”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën dhe vunë në pranga shtetasin Sh. J., 31 vjeç, i cili dyshohet se ka vjedhur me dhunë 2 varëse një shtetaseje, në rrugën e “Saraçëve”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 varëset e vjedhura. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme“, njofton Policia.


Shtuar 23.08.2026 12:01

matbetsultanbeyli escortiptv satın alİmajbetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahisultrabetcasibomcasibom girişromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomBetparibuHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetroketbet girişromabet girişJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet giriş