Konferencat e përditshme të partive: informim për publikun apo përsëritje e qëndrimeve politike?

Prej disa ditësh, partitë që më herët ishin në opozitë po organizojnë konferenca për media lidhur me zhvillimet politike dhe bllokadën institucionale në vend. PDK-ja po mban paraqitje të përditshme para mediave, ndërsa në disa veprime të caktuara është përfshirë edhe Aleanca.

Të lidhura

None found

Nëpërmjet këtyre konferencave, partitë shpalosin kritikat dhe pozicionet e tyre për gjendjen aktuale politike. Megjithatë, mbetet e paqartë se deri në ç’masë qytetarët po marrin informacione të reja apo zgjidhje konkrete prej tyre.

Diskutimi shtrohet nëse këto dalje publike shërbejnë për informimin e opinionit dhe krijimin e presionit politik, apo nëse janë reduktuar në përsëritje të akuzave dhe deklaratave të njëjta.

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, deklaron se konferencat e përditshme synojnë të tërheqin vëmendjen e opinionit ndaj gjendjes politike në Kosovë.

Tahiri tha se synimi i këtyre paraqitjeve është tematizimi dhe alarmimi për situatën në të cilën ndodhet vendi. Sipas tij, Kosova po shkon drejt një pushteti autoritar dhe shkelja e Kushtetutës nga një kryeministër, i cili në një shtet demokratik e bën këtë me vetëdije të plotë, kërkon së paku një reagim të tillë. Ai vlerësoi se kjo duhet të bëhet bashkërisht nga të gjithë.

Sipas Tahirit, këto konferenca synojnë t’i vetëdijësojnë qytetarët për nevojën e mbrojtjes së rendit demokratik dhe kushtetues në vend.

Ai u shpreh se gjithçka që po ndërmerret ka për qëllim alarmimin, trajtimin e situatës dhe sensibilizimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës për mbrojtjen e shtetit dhe Kushtetutës, në rrethanat aktuale.

Një vlerësim të ngjashëm e ka edhe deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, i cili thotë se partia e tij po ngre alarmin për gjendjen jokushtetuese në Kosovë.

Ramadani tha se, sipas pikëpamjes së tyre, është tejet e rëndësishme të nxitet vetëdijesimi publik për situatën jokushtetuese. Ai shtoi se synohet edhe vendosja e presionit publik dhe adresimi i përgjegjësisë te ata që, sipas tij, e kanë bllokuar situatën në Kosovë. Sipas Ramadanit, kjo gjendje duhet të kalojë nëpër rrugë demokratike dhe institucionale.

Ai bëri të ditur se Aleanca po e ndërthur veprimin e saj politik me daljet në media, veçanërisht konferencat, si edhe me komunikimin e drejtpërdrejtë në terren me qytetarët.

Sipas Ramadanit, Aleanca është aktive dhe po e zbaton strategjinë e saj politike përmes paraqitjeve të vazhdueshme mediale dhe konferencave. Në të njëjtën kohë, ai tha se partia po komunikon në terren në gjithë Kosovën me degët, strukturat e saj dhe me qytetarët e interesuar për jetën publike e politike në vend.

Krahas konferencave, Ramadani deklaroi se Aleanca do të vazhdojë ta prezantojë platformën e saj gjashtëpikëshe dhe të komunikojë me qytetarët në të gjithë vendin. Ai tha se, nëse gjendja politike mbetet e pandryshuar, qytetarët mund të angazhohen edhe në organizime më të mëdha.

Ai sqaroi se kjo qasje bashkon ofertën gjashtëpikëshe të Aleancës, evidentimin e përgjegjësve për bllokimin dhe komunikimin me njerëzit anembanë Kosovës. Ramadani shprehu shpresën që Kuvendi të konsolidohet sa më shpejt, për t’i hapur rrugë kanalit institucional të ndërtimit të institucioneve. Ai theksoi se komunikimi me qytetarët është shumë intensiv dhe se ekziston kërkesë e vazhdueshme për organizime më të mëdha, të cilat, sipas tij, do të ndodhin nëse situata nuk ndryshon.

Njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku, vlerëson se mbajtja e konferencave për media është e pranueshme, por thotë se ato duhet të bartin një mesazh dhe një synim të qartë.

Sipas tij, çdo aksion politik duhet të sjellë rezultat, qoftë në dobi të qytetarëve, qoftë për kauzat që promovon një parti opozitare.

Sadiku tha se konferencat janë përdorur kryesisht për informimin e opinionit dhe se është në rregull që PDK-ja dhe partitë e tjera t’i mbajnë ato. Por ai theksoi se një konferencë duhet të organizohet kur ka diçka për t’u thënë, jo vetëm për dalje të herëpashershme pa mesazh, qëllim apo efekt. Sipas tij, një aksion politik duhet të arrijë objektivin dhe të prodhojë efekt për qytetarët ose për kauzat e opozitës, ndërsa në këtë rast ai vlerëson se partitë kanë dështuar.

Sadiku ka qëndrim kritik edhe ndaj refuzimit të dialogut nga një pjesë e opozitës për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Ai tha për Kosovapress se ky veprim nuk është koordinuar mirë, nuk ka mesazh të qartë dhe për këtë arsye mbetet i paefektshëm e i padëmshëm për Kurtin. Sipas tij, situata do të ishte ndryshe sikur të organizohej ndonjë protestë ose sikur PDK-ja të shkonte në dialog dhe në tavolinë të paraqiste qëndrimet e saj, duke deklaruar gatishmërinë për të dalë nga kriza dhe jo për ta bllokuar vendin. Sadiku vlerësoi se refuzimi i dialogut dhe protestat pa mesazh mbeten kryesisht deklarata, pa ndonjë performancë.

Kosovapress ka provuar të marrë opinionet e qytetarëve, por ata nuk kanë pranuar të flasin para kamerës. Dy qytetarë që janë shprehur jashtë kamerës e kanë cilësuar situatën aktuale në vend si turpëruese dhe kanë thënë se janë lodhur nga politika.

Edhe qytetarë të tjerë të pyetur për këtë temë nuk kanë dashur të komentojnë më gjendjen politike, duke thënë se janë të lodhur nga politika dhe nga situata në të cilën ndodhet vendi.


Shtuar 23.08.2026 11:55

Tags:
matbetsultanbeyli escortiptv satın alİmajbetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahisultrabetcasibomcasibom girişromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomBetparibuHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetroketbet girişromabet girişJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet giriş