E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

Këtë të shtunë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë, ku një 10-vjeçar është plagosur me armë zjarri. Sipas autoriteteve të Kosovës, një i mitur kishte marrë një armë të tipit AK-47 dhe teksa po luante me të e ka shkrepur.

Si pasojë, plumbi ka goditur vëllain e tij 10-vjeçar. Pas plagosjes, i mituri është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë dhe sipas policisë, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Të lidhura

None found

Pas ngjarjes, policia ka kryer kontroll në shtëpinë ku ndodhi ngjarja, ku ka gjetur dhe konfiskuar armën AK-47, së bashku me një karikator me 20 fishekë.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Departamentit për të Mitur, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Podujevë 21.08.2026 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se nipi i tij i mitur ka marrë armën AK-47 dhe gjatë manipulimit ka shkrepur një fishekë dhe predha ka goditur vëllain e tij fëmijë 10 vjeçar. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Gjatë kontrollit të shtëpisë në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47 me një karikator me 20 copë fishekë. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i departamentit për të mitur i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si më lart, ndërsa i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, tha policia.


matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisgrandpashabetCasibomultrabetcasibomcasibom girişromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomgrandpashabetjojobetbetparibukralbetholiganbetjojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetroketbet girişromabet girişJojobet Giriş