Liverpooli interesohet për Endrickun, por braziliani zgjedh të qëndrojë te Real Madridi

Endricku nuk e sheh largimin nga Real Madridi si opsion këtë verë, pavarësisht interesimit të Liverpoolit për sulmuesin brazilian, raporton ESPN Brazil.

Të lidhura

None found

Klubi anglez e ka bërë të qartë se e pëlqen 20-vjeçarin, por deri tani nuk ka dërguar një ofertë zyrtare në drejtim të gjigantit spanjoll. Nëse “Të Kuqtë” do të vendosin të konkretizojnë interesimin, përballë mund të kenë kundërshtimin e vetë futbollistit.

Sipas ESPN Brazil, Endricku ka refuzuar së fundmi qasjet e Aston Villas dhe Romës, të cilat kishin shqyrtuar mundësinë për ta marrë në huazim. Braziliani nuk po mendon të largohet nga Madridi dhe synon të fitojë hapësirë në ekip.

Në të njëjtën linjë është edhe trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, i cili nuk i ka pranuar këto mundësi, pasi e llogarit Endrickun në planet e tij për sezonin e ardhshëm.

Paraqitjet e sulmuesit në stërvitje kanë lënë përshtypje pozitive te tekniku portugez. Mourinho është bindur veçanërisht nga karakteri i Endrickut dhe vendosmëria e tij për të luftuar për një vend në formacion.

Për më tepër, trajneri vlerëson edhe faktin se braziliani mund të aktivizohet në disa role të repartit ofensiv. Kjo veçori mund të rezultojë e rëndësishme, duke marrë parasysh konkurrencën e fortë për pozitat e sulmit te Real Madridi.

Për rrjedhojë, edhe pse Liverpooli ka shfaqur interesim, Endricku pritet të mbetet në Madrid dhe të kërkojë një rol më të rëndësishëm nën drejtimin e Mourinhos.


matbetsultanbeyli escortiptvCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismarsbahisCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomMarsbahisgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet