Ish-deputeti Ervin Salianji ka kundërshtuar ashpër një incident të regjistruar në Pustec gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, ku në aktivitetin e zhvilluar nuk u ekzekutua Himni Kombëtar i Shqipërisë.
Ai e përshkroi ngjarjen si “të papranueshme, fyese dhe skandaloze”, duke kujtuar se Pusteci është shtëpi e çdo qytetari shqiptar, pavarësisht etnisë së tij. Sipas Salianjit, shteti shqiptar ka detyrimin të garantojë të drejtat e minoriteteve, por njëkohësisht çdo qytetar dhe institucion vendor duhet të respektojë pa përjashtim simbolet kombëtare dhe institucionet e Republikës.
Të lidhura
None found
Ish-deputeti theksoi se mosvendosja e Himnit Kombëtar Shqiptar në një ceremoni zyrtare, të mbajtur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, është një shkelje që nuk mund të falet.
Në përfundim të reagimit, Salianji deklaroi se të drejtat e pakicave kombëtare nuk mund të përdoren si justifikim për mungesën e respektit ndaj shtetit. Ai shtoi se simbolet kombëtare nuk duhet të nëpërkëmben në asnjë rrethanë.
