Liverpooli ka marrë një përgjigje negative nga Brightoni për propozimin prej 60 milionë eurosh në këmbim të anësorit Yankuba Minteh, ndërsa klubi vijon të kërkojë alternativa për repartin ofensiv.
Merkatoja në “Anfield” ka qenë relativisht e qetë deri tani, pasi Andoni Iraola ka afruar vetëm dy futbollistë. Victor Munoz u transferua nga Mallorca pas aktivizimit të klauzolës së lirimit prej 40 milionë eurosh, ndërsa Ronaldo Araujo iu bashkua skuadrës në huazim njëvjeçar nga Barcelona.
Të lidhura
None found
Megjithatë, synimi për të siguruar një vend në katërshen e parë e ka bindur Iraolën se skuadra ka nevojë për përforcime të tjera. Për këtë arsye, ai po punon për të mbyllur disa transferime përpara përfundimit të afatit kalimtar më 1 shtator.
Përforcimi i krahut të majtë të sulmit duket të jetë një nga prioritetet kryesore. Në këtë kuadër, Liverpooli po tenton një lëvizje të madhe për Bradley Barcolan e Paris Saint-Germainit, por klubi francez kërkon 152 milionë euro për të lënë të lirë 23-vjeçarin.
Ndërkohë, “Të Kuqtë” raportohet se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kushtet personale me Ibrahim Mbaye, bashkëlojtarin e Barcolas, pas kontakteve me agjentin e njohur Jorge Mendes.
Por edhe në rastin e Mbaye, Liverpooli nuk ka arritur ende marrëveshje me klubin për tarifën e transferimit. Për këtë arsye, drejtuesit po analizojnë mundësi të tjera, nëse nuk arrihet finalizimi i marrëveshjes përpara mbylljes së merkatos.
Një alternativë e rëndësishme është Yankuba Minteh, i cili prej kohësh ndodhet në listën e objektivave të klubit. Gazetari David Ornstein bëri të ditur se Brightoni e ka hedhur poshtë të enjten ofertën prej 58 milionë eurosh të paraqitur nga Liverpooli për anësorin.
Minteh është 22 vjeç dhe aktualisht po rikuperohet pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e djathtë. Dëmtimi ndodhi gjatë fitores 3-0 ndaj Romës, në një ndeshje miqësore të zhvilluar në shtëpi në fillim të këtij muaji.
Sipas Ornstein, futbollisti është i interesuar për t’iu bashkuar Liverpoolit, nëse dy klubet arrijnë marrëveshje për shumën e transferimit. Minteh është njëri prej disa alternativave që klubi po shqyrton në këtë fazë.//
