Vllaznia do ta nisë sezonin e ri të Abissnet Superiore nesër në mbrëmje, kur do të presë Skënderbeun në Shkodër, në një takim që do të zhvillohet në orën 21:00. Në prag të kësaj sfide, trajneri Edi Martini ka folur për sezonin e kaluar dhe ka hedhur akuza të forta ndaj arbitrimit, duke kundërshtuar cilësimin e tij si një dështim.
Të lidhura
None found
Sipas Martinit, dështim do të ishte vetëm nëse Vllaznia do të kishte fituar titullin për 25 vite radhazi dhe do ta humbiste atë në sezonin e fundit. Ai pranoi se bëhej fjalë për një dështim personal dhe një zhgënjim për tifozët, pasi skuadra ishte pranë objektivave, por theksoi se përveç dobësive të ekipit ndikuan edhe vendimet e arbitrave.
Trajneri kujtoi humbjen 0-2 ndaj Dinamos në Kupë, duke pretenduar se në atë ndeshje nuk iu akordua një penallti ose nuk iu njoh një gol, për të cilin, sipas tij, vetëm Juxhin Xhaja e di se çfarë ndodhi në VAR. Ai përmendi edhe përballjen me Egnatian, ku tha se u ndëshkua me karton të kuq të padhënë, ndërsa Vllaznia do të kishte qenë në finale. Martini deklaroi se dy gabime arbitrare e penguan ekipin në Kupë dhe kampionat dhe shtoi se askush nuk mund t’ia mbyllë gojën atij, skuadrës apo shkodranëve, si dhe askush nuk mund të sillet me arrogancë ndaj qytetit të tij.
