Armatimi i ushtrisë jugosllave mbeti i padorëzuar edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë

Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës, Bashkim Spahiu, deklaroi se armët e ushtrisë jugosllave vazhduan të mbaheshin në posedim edhe gjatë periudhës së pasluftës. Sipas tij, formacionet ushtarake nuk u çarmatosën pas përfundimit të luftës.

Të lidhura

None found

Gjatë një konference për media, të mbajtur në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, Spahiu foli për operacionin e zhvilluar në zonën e Zubin potokut, ku u konfiskua një arsenal i madh armësh. Ai bëri të ditur se në kuadër të këtij aktiviteti janë intervistuar 27 persona.

Spahiu tha se armët e gjetura te një i dyshuar do t’i nënshtrohen ekzaminimeve në përputhje me urdhëresat dhe Kodin e Procedurës Penale. Ai theksoi se Policia e Kosovës kishte informacione dhe prova se formacioni ushtarak që kishte vepruar në atë zonë, përkatësisht Mbrojtja Territoriale e Ushtrisë jugosllave, nuk e kishte çarmatosur stafin e mobilizuar me përfundimin e luftës. Sipas tij, dëshmitë tregojnë se armatimi i mbajtur gjatë luftës kishte vazhduar të ishte në posedim edhe në këtë periudhë.

Ai shtoi se pjesëtarët e policisë, gjatë veprimeve operative, kanë hasur dhe shoqëruar në objektet policore persona të ndryshëm, ndërsa gjithsej janë trajtuar dhe intervistuar 27 persona.

Policia e Kosovës prezantoi sot armët dhe municionet e sekuestruara gjatë operacioneve të zhvilluara në 12 lokacione të ndryshme në veri.


casibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibommarsbahisCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomMarsbahisgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet