Gazmend Hoxha, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ka bërë të ditur se varreza masive në Zubin Potok u zbulua gjatë zbatimit të një plani operacional.
Të lidhura
None found
Në një konferencë për media, Hoxha sqaroi se informacionet e mbledhura nga terreni për një kohë të gjatë, së bashku me njohuritë e hetuesve për secilin subjekt, mundësuan përcaktimin e vendndodhjes së dyshuar.
Sipas tij, gjatë vëzhgimit fillestar të zonës pranë një përroi, u konstatuan pjesë kockore dhe veshmbathje të ekspozuara pjesërisht mbi sipërfaqen e tokës, pasi erozioni kishte shkaktuar zhvendosjen e një pjese të dheut.
Pas marrjes së këtij informacioni, u njoftua antropologu mjeko-ligjor nga IML-ja, i cili mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga ekzaminimi preliminar, ai përcaktoi se pjesët kockore ishin me prejardhje njerëzore dhe se paraqisnin interes forenzik, tha Hoxha.
