Një person është sulmuar fizikisht me sende të forta në qendër të Vlorës, duke mbetur i plagosur rëndë.
Pas sinjalizimit për ngjarjen, shërbimet e urgjencës mjekësore kanë shkuar menjëherë në vendin e incidentit për t’i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit.
Të lidhura
None found
Më pas, personi i lënduar është transportuar drejt spitalit, ku do të marrë trajtim të specializuar për dëmtimet e pësuara.
Ndërkohë, policia ka nisur veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e sulmit dhe për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.
