Protesta e 19 tetorit në Tiranë, shtatë persona marrin ndihmë mjekësore

Gjatë protestës së zhvilluar më 19 tetor në Tiranë, shtatë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor. Në mesin e tyre ndodhen një punonjës policie, një protestues i mitur, përfaqësues të medias dhe kalimtarë.

Të dhënat e përditësuara nga autoritetet shëndetësore në orën 21:00 bëjnë me dije se katër kalimtarë janë paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës. Njëri prej tyre, pjesëtar i një medie ndërkombëtare, është larguar pasi mori ndihmën e nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të lidhura

None found

Edhe një kalimtar tjetër ka dalë nga spitali pas trajtimit, ndërsa dy personat e tjerë po vijojnë ekzaminimet mjekësore.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë marrë ndihmë mjekësore një efektiv i Policisë së Shtetit, një protestues i mitur dhe një përfaqësues i medias. Sipas autoriteteve, gjendja e tyre shëndetësore është stabël.

Që nga 13 tetori, kur nisën protestat, numri total i personave të lënduar ka shkuar në 310. Nga kjo shifër, 191 janë punonjës të Policisë së Shtetit, 88 protestues dhe 31 kalimtarë.


Shtuar më 19.10.2026 21:35