Armatimi i gjetur në veri, dyshime për lidhje me vrasjet në Zubin Potok

Arsenali i armëve i ekspozuar të enjten në veri të Kosovës do t’i nënshtrohet një ekzaminimi të plotë nga Agjencia Kosovare e Forenzikës, me qëllim verifikimin e dyshimeve për përfshirjen e mundshme të tij në vrasjet masive në zonën e Zubin Potokut.

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se ka urdhëruar që ekspertiza të kryhet me përparësi. Pas përfundimit të konferencës, armatimi do të dërgohet në Forenzikë, ku ekspertët, në bashkëpunim me policët e angazhuar në hetim, do të punojnë me urgjencë.

Të lidhura

None found

Sipas Sveçlës, sapo të sigurohen të dhëna të mbështetura në prova shkencore, Policia e Kosovës do të ndërmarrë veprimet e nevojshme në kuadër të hetimit dhe do të punojë për nxjerrjen para drejtësisë të çdo personi të përfshirë në këtë masakër. Ai theksoi se institucionet nuk do të ndalen pa zbardhur fatin e viktimës së fundit në Kosovë dhe pa arrestuar të gjithë përgjegjësit për vrasjet e luftës në Kosovë.

Dyshimet për lidhjen e armëve me krimet e së kaluarës i konfirmoi edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. Ai tha se disa pjesë të arsenalit mund të jenë përdorur në vrasjen masive të grupit të intelektualëve.

Hoxha sqaroi se këto mbeten për momentin vetëm dyshime dhe se verifikimi i tyre do të bëhet në laboratorët e Kosovës, ndërsa, nëse do të jetë e nevojshme, edhe në laboratorë jashtë vendit.

 


casibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibommarsbahisCasibomultrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomMarsbahisgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet