Të hyrat nga taksat rrugore kalojnë 31 milionë euro në pesë muaj

Nga janari deri në qershor, nëpërmjet pagesës së taksave rrugore në vend janë arkëtuar 1.919.775.277 denarë, shumë kjo që tejkalon 31 milionë euro. Sipas Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRrSh), në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë mbledhur 21.891.532 denarë më tepër, informoi AIM.

Të lidhura

None found

Sa i përket numrit të automjeteve që kalojnë nëpër to, Tetova është pika më e ngarkuar e pagesës. Pas saj renditen Petrovec, Romanovce, Glumova, Miladinovci, Zhelina, Gostivari, Stobi, Kadrifakova, Preodi, Sopoti, Demir Kapija, Otovica dhe Gjevgjelia.

Ndërkohë, sipas shumës së arkëtuar dhe çmimit të biletave, kryeson Romanovca. Në vijim janë Miladinovci, Petrovec, Glumova, Zhelina, Tetova, Stobi, Preodi, Gostivari, Sopoti, Gjevgjelia, Kadrifakovo, Otovica dhe Demir Kapija.

NPRrSh bëri të ditur se gjatë periudhave me trafik të shtuar, sidomos gjatë sezonit veror, Departamenti për Mbledhjen e Taksave përgatit plane veprimi dhe orare të posaçme. Në të gjitha stacionet e pagesës përgjatë dy korridoreve aktivizohen të gjitha korsitë në dispozicion. Përparësi i kushtohet edhe arkëtimit elektronik përmes ENP-së në MTag, ku të paktën një korsi funksionon vazhdimisht. Këto janë automjete që kalojnë pa ndalur. Gjithashtu përdoret sistemi MCard, i cili mundëson kalim pa kontakt me punonjësit.

Arkëtimi elektronik përbën 36 për qind të qarkullimit të përgjithshëm të taksave në 11 stacionet ku ky sistem është vendosur.

Sipas NPRrSh-së, të dhënat për shitjen dhe rimbushjen e pajisjeve elektronike, përfshirë m-tag-ët që shiten edhe në pikat e operatorëve, dëshmojnë se pjesa e arkëtimit elektronik në totalin e mbledhjeve të tilla është rritur me 6 për qind.

Ndërkaq, gjatë vitit të kaluar, deri më 23 dhjetor, të hyrat nga pagesat rrugore arritën në 4,158,914,362 denarë, ose 67,624,624 euro. /Telegrafi/


Shtuar 20.08.2026 12:22

casibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomCasibomultrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetjojobetmatbetcasibomjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet