Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish sot studentët dhe gjimnazistët që kanë dalë në protestë dhe i kërkojnë dorëheqjen. Në një takim që kreu i qeverisë zhvilloi me drejtuesit e gjimnazeve i konsideroi të rinjtë si një grup te ekstremizuar nga rrymat politika.
Kreu i qeverisë theksoi se e drejta për të protestuar është një liri kushtetuese që nuk mund t’i mohohet askujt.
Të lidhura
None found
Teksa mbante ne dorë një gur, Rama deklaroi se ky është objekti që përcakton se ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të marrë në mbrojtje qytetarët e vet.
Rama: Është vendosur në qendër të vëmendjes vetëm për një arsye, për të kamufluar çka është në të vërtetë në burimin e helmuar të kësaj protestë. Për të krijuar idenë që kjo është një protestë për arsimimin, që kjo është një protestë e studenteve dhe për të justifikuar këtë valë dhune që nuk ka të bëjë as me nxënësit dhe as me studentët, por me një grup njerëzish që ka nga të gjithë. Në atë grup që agreson policinë, që mban nën një presion terrori qytetin ka edhe studentë, të cilët janë të eksterminuar në pikëpamjet e tyre, studentë që i përkasin rrymave të reja të ekstremizmit politik, po problemi nuk janë dhe nuk do jenë as studentët dhe as qytetarët që protestojnë. Ushtrimi i të drejtës për të protestuar është një liri kushtetuese e pamundshme për askënd. Këtu nuk flasim për ushtrimin e të drejtës për të protestuar, por për ushtrimin e dhunës. Ky gur është objekti që ndan qartësisht dy anët e kësaj historie. Ky gur është objekti që përcakton se ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të marrë në mbrojtje qytetarët e vet.
Janë faktikisht kontingjent i këtyre forcave që tani kanë penetruar Evropën dhe po shfaqen me zjarr e me hekur në shumë qytetet e kryeqytetet të Evropës, edhe pse kjo e jona është me e komplikuar. Sepse duart që janë futur këtu për shfrytëzuar janë duar që së bashku kërkojnë të shfrytëzojnë një moment, një boshllok, një hapësirë për të frenuar ecurinë e vendit tonë, për të destabilizuar vendin tonë që ka qenë stabilizuese i Ballkanit Perëndimor dhe për ta frenuar procesin e negociatave me BE.






