Jean-François Huchet, ambasadori i ri i Francës në Kosovë

Franca do ta dërgojë Jean-François Huchet si ambasadorin e saj të ri në Kosovë, pasi emërimi i tij është bërë zyrtar me dekretin e publikuar më 10 gusht 2026.

Të lidhura

None found

Huchet do të ushtrojë detyrën si ambasador fuqiplotë i Republikës Franceze në Republikën e Kosovës dhe pritet të nisë drejtimin e misionit diplomatik në Prishtinë në fillim të shtatorit.

Diplomati i ardhshëm francez është profesor universitar dhe ekonomist, i njohur për studimet mbi ekonominë e Kinës dhe të Azisë Lindore. Që prej vitit 2019, ai mban postin e presidentit të Institutit Kombëtar të Gjuhëve dhe Civilizimeve Orientale (Inalco).

Në janar 2025, Huchet u zgjodh gjithashtu nënkryetar i France Universités, organizatë që përfaqëson universitetet dhe institucionet franceze të arsimit të lartë.

Si autor dhe studiues i ekonomisë aziatike, ai është marrë veçanërisht me zhvillimet ekonomike e politike të Kinës, si dhe me raportet e këtij vendi me shtetet e tjera të Azisë.

Në Prishtinë, Jean-François Huchet do të zëvendësojë Olivier Guérot, i cili ka qenë përfaqësues i Francës në Kosovë që nga viti 2022.

Franca e njohu pavarësinë e Kosovës më 18 shkurt 2008.


Shtuar 20.08.2026 11:18

casibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomCasibomultrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetjojobetmatbetholiganbetcasibomjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet