Nevil Dede: Egnatia nuk shkon për shëtitje në “play-off” të Europa League, e dimë forcën tonë

Egnatia do të përballet këtë të enjte me Lillestromin në ndeshjen e parë të fazës “play-off” të Europa League. Takimi do të zhvillohet në stadiumin e Rrogozhinës dhe do të nisë në orën 19:00. Në prag të përballjes, trajneri Nevil Dede ka folur për objektivat e skuadrës dhe për sfidën që e pret.

Të lidhura

None found

“Çdo njeri ka objektivat e tij. Ne, klubi, presidenti, unë dhe lojtarët, kishim vendosur që të arrinim patjetër në grupet e Conference League, sepse djemtë e meritonin. Tashmë përpara nesh është shfaqur një synim edhe më i madh, Europa League.

Ky është një eveniment i rëndësishëm për të gjithë futbollin shqiptar, jo vetëm për lojtarët tanë, por për të gjithë komunitetin e futbollit. E njohim potencialin tonë dhe lojtarët që kemi në dispozicion, ndaj Europa League mbetet një objektiv real. Besojmë se mund të bëjmë edhe më mirë. Djemtë kanë cilësi dhe po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për forcën e tyre. Këto janë armët tona kryesore, ndërsa kapiteni sjell eksperiencën dhe qetësinë e nevojshme në grup.

Sa i përket Lillestromit, kemi mbërritur deri këtu me meritë dhe ndoshta meritonim edhe më shumë. Nuk jemi në Champions sepse u eliminuam me penallti. Nuk kemi humbur asnjë ndeshje, por jemi eliminuar pa pësuar humbje. Nuk jemi këtu si spektatorë dhe nuk kemi ardhur në “play-off” të Europa League për të bërë shëtitje. Mendoj se e meritojmë këtë”, deklaroi Dede.


Shtuar 19.08.2026 19:40

ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomultrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobetmatbetholiganbetcasibomjojobet