Elbasani ka zyrtarizuar afrimin e Kleandro Lleshit. Pas largimit nga Tirana, mesfushori ishte futbollist i lirë dhe tashmë ka zgjedhur të vijojë karrierën në “Abissnet Superiore” me fanellën verdheblu.
Transferimi i mbrojtësit 26-vjeçar u bë publik nga vetë klubi elbasanas përmes një postimi në rrjetet sociale. Me këtë lëvizje, trajneri Ivan Gvozdenovic shton një tjetër alternativë në organikë për sezonin e ri.
Të lidhura
None found
Lleshi i hodhi hapat e parë të karrierës tek Internacionali Tiranë, përpara se të transferohej në Spanjë. Atje ai është aktivizuar me Leganes, Fuenlabrada, Huelva, Cartagena dhe Mar Menor.
Në futbollin shqiptar, 26-vjeçari ka qenë pjesë e Kukësit, Tiranës dhe Laçit. Pikërisht skuadra laçiane do të jetë kundërshtarja e Elbasanit të shtunën, në javën hapëse të sezonit të ri të “Abissnet Superiore”.
