Juventusi u mund 3-0 nga Lazio në javën e shtatë të Serie A, ndërsa një episod i zhvilluar në fund të takimit shkaktoi pakënaqësi të madhe te tifozët torinezë.
Vëmendja u përqendrua te mbrojtësi francez Pierre Kalulu, pasi momenti me protagonist atë po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale.
Të lidhura
None found
Kur Juventusi ishte dy gola prapa dhe duhej të shënonte dy herë për të shmangur humbjen, Kalulu kontrolloi topin në krahun e majtë, pranë zonës së tij të rreptësisë.
Në vend që të përpiqej ta përshpejtonte aksionin dhe ta orientonte lojën drejt sulmit, ai zgjodhi ta mbante topin për disa çaste dhe kreu disa veprime që acaruan tifozët, të cilët kërkonin reagim më të shpejtë nga skuadra.
Lazio e mbylli ndeshjen me golin e tretë në minutën e 89-të, kur Dele-Bashiru realizoi dhe vulosi suksesin e mysafirëve. Më herët, për ekipin kryeqytetas kishin shënuar Provstgaard në minutën e 37-të dhe Isaksen në minutën e 66-të.
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, e ndoqi ndeshjen jashtë bankës rezervë, për shkak të pezullimit. Në deklaratën e dhënë për DAZN pas përfundimit të takimit, ai pranoi se skuadra e tij ishte inferiore ndaj Lazios dhe vuri në dukje ngadalësinë e lojtarëve, si në aspektin fizik, ashtu edhe në vendimmarrje.
Corriere dello Sport raportoi se, pas vërshëllimës përfundimtare, futbollistët e Juventusit u përcollën me vërshëllima nga tifozët e zhgënjyer, të cilët shprehën hapur pakënaqësinë për paraqitjen e ekipit.





