Ngjarjet e fundit me futbollistin gjerman Jamal Musiala kanë shqetësuar thellë si tifozët, ashtu edhe drejtuesit më të lartë të Bayern Munichut.
Të lidhura
None found
Uli Hoeness, presidenti i nderit i Bayernit, ka reaguar për herë të parë publikisht për skenat alarmuese të regjistruara gjatë miqësores parasezonale me Heidenheim.
Gjatë një interviste për televizionin RTL, 74-vjeçari nuk i fshehu emocionet dhe u shfaq dukshëm i prekur teksa tregoi se si e kishte përjetuar situatën.
Hoeness e ndoqi nga televizioni përballjen me Heidenheim dhe pranoi se ajo që pa e tronditi: “Mbeta pa fjalë, gjë që ndodh rrallë. Fakti që ndodhi përsëri katër ditë më vonë më rrëzoi plotësisht nga karrigia”.
Sipas patronit të klubit, personat kryesorë në hierarkinë e Bayernit kishin dijeni për shqetësimet shëndetësore që lidheshin me superyllin 23-vjeçar. Megjithatë, fakti që ato u shfaqën dy herë drejtpërdrejt në fushë brenda një kohe kaq të shkurtër i dha situatës një përmasë krejtësisht tjetër.
Musiala kishte shpjeguar më herët përmes rrjeteve sociale se po përballet me humbje të përkohshme të vetëdijes, të cilat vlerësohen si shumë të trajtueshme.
Hoeness nënvizoi se mendimet e tij janë vazhdimisht te futbollisti: “Shkoj në shtrat natën duke menduar për të dhe zgjohem në mëngjes duke menduar për të. Ka mbështetje të pakushtëzuar për Jamalin”.
