Të premten starton “Abissnet Superiore”, Sulejmani prezanton formatin e ri dhe pritshmëritë për sezonin 2026–2027

“Abissnet Superiore” do të nisë sezonin 2026–2027 këtë të premte, me përballjen Vllaznia–Skënderbeu që do të luhet në orën 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Në prag të startit, Drejtori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, Marjus Sulejmani, ka folur për fshf.org rreth ndryshimeve të kampionatit, mënyrës së re të zhvillimit të garës dhe pritshmërive për një sezon tërheqës.

Java e parë do të vijojë të shtunën me dy ndeshje, ndërsa dy takimet e fundit do të zhvillohen të dielën. Ceremonia tradicionale e hapjes do të organizohet në stadiumin e kampionëve në fuqi, Egnatia, gjatë ndeshjes Egnatia–Tirana, e programuar për të dielën.

Të lidhura

None found

“Kampionati nis ditën e premte me ndeshjen Vllaznia – Skënderbeu, në orën 21:00. Të shtunën do të luhen dy ndeshje, ndërsa dy të tjerat do të zhvillohen të dielën. Ceremonia e hapjes organizohet çdo vit te skuadra kampione dhe këtë sezon ajo është Egnatia. Në takimin Egnatia – Tirana do të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes së kampionatit”, – deklaroi Marjus Sulejmani.

Një prej risive kryesore të sezonit është ndryshimi i strukturës së garës pas përfundimit të tri fazave të rregullta. Sipas formatit të ri, gjashtë skuadrat e para do të kalojnë në fazën play-off, ku do të luftojnë për titullin kampion, ndërsa ekipet e renditura nga vendi i shtatë deri në vendin e dhjetë do të marrin pjesë në play-out.

“Këtë sezon kemi disa risi, ndërsa më e rëndësishmja lidhet me formatin e garës. Pas tri fazave të rregullta, ekipet do të ndahen në dy faza. Në play-off do të garojnë gjashtë skuadrat e para për shpalljen e kampionit, ndërsa katër ekipet e renditura nga vendi i shtatë në vendin e dhjetë do të zhvillojnë fazën play-out”, – u shpreh Sulejmani.

Një tjetër rregull lidhet me aktivizimin e futbollistëve me pasaportë shqiptare, të datëlindjes 2007 e në vijim. Në “Abissnet Superiore”, çdo ekip duhet ta nisë ndeshjen me të paktën një lojtar të datëlindjes 2007, i cili duhet të aktivizohet për një pjesë të takimit. Në kategoritë e parë, të dytë dhe të tretë, futbollistët shqiptarë të lindur në vitin 2007 duhet të jenë në fushë gjatë gjithë ndeshjes.

“Ekipet do të aktivizojnë lojtarë me pasaportë shqiptare të datëlindjes 2007 e në vijim. Në ‘Abissnet Superiore’, rregulli kërkon që skuadrat ta nisin ndeshjen me minimalisht një lojtar të datëlindjes 2007, i cili duhet të luajë një pjesë të takimit. Ndërsa në kategoritë e parë, të dytë dhe të tretë, lojtarët e datëlindjes 2007 me pasaportë shqiptare duhet të aktivizohen gjatë gjithë ndeshjes”, – tha Marjus Sulejmani.

Drejtori i Garave në FSHF e cilësoi skemën e re si dinamike dhe uroi që sezoni të shoqërohet me prani të madhe të tifozëve, spektakël sportiv dhe respektim të fair-play-t në fushë e në tribuna.

“Struktura e kampionatit është ndërtuar në mënyrë të tillë që skema të jetë shumë dinamike. Urojmë të kemi sa më shumë tifozë, spektakël dhe fair-play, si në fushë, ashtu edhe në tribuna”, – deklaroi Sulejmani.

Marjus Sulejmani foli edhe për paraqitjen e skuadrave shqiptare në kompeticionet europiane. Ai vlerësoi rezultatet e Egnatias, e cila ka siguruar tashmë fazën e ligës në UEFA Conference League, por vijon të jetë në garë edhe për një vend në Europa League.

“Këtë sezon kemi një përfaqësim shumë dinjitoz të Egnatias. Ajo ka siguruar fazën e ligës në UEFA Conference League, por vazhdon të luftojë për pjesëmarrjen në Europa League. Ndeshja e parë do të luhet më 20 gusht, ndërsa sfida e kthimit më 27 gusht”, – u shpreh Drejtori i Garave në FSHF.

Ndërkohë, Dinamo City do të përballet më 20 gusht me Pafos në ndeshjen e parë të play-off-it, e cila do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Takimi i kthimit është programuar për më 27 gusht.

“Urojmë që Egnatia dhe Dinamo City të kualifikohen. Egnatia e ka siguruar tashmë fazën e ligës në Conference League dhe shpresojmë të avancojë edhe në Europa League. Po ashtu, i urojmë shumë sukses Dinamos dhe që në ndeshjen e play-off-it të sigurojë kualifikimin në fazën e ligës së Conference League”, – përfundoi Marjus Sulejmani.


Shtuar 19.08.2026 13:28

ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomultrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobetmatbet