Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka bërë publike akuzën se deputeti Erald Kapri është kërcënuar nga një zyrtar i Partisë Socialiste.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Shehaj tha se në telefonin e Kaprit është dërguar mesazhi: “Mos vazhdo më, se ndryshe do ta tregojmë ne!”
Të lidhura
None found
Sipas pretendimit të deputetit Kapri, mesazhi kërcënues ka ardhur pas denoncimit të tij ndaj drejtoreshës së Postës në Durrës.
Në tekstin që shoqëron videon, Agron Shehaj shprehet: “Pasi vodhën me çanta paratë e pensionistëve, zagarët e Edi Ramës kërkojnë t’i mbyllin gojën deputetit të Partisë Mundësia. Kur kërcënojnë një deputet, imagjinoni çfarë u bëjnë këta qytetarëve të zakonshëm, pa imunitet! Asnjë hap pas. Do denoncojmë çdo padrejtësi dhe do flasim për këdo që nuk ka zë dhe është i pambrojtur përballë pushtetit banditesk e të korruptuar të Edi Ramës.”
