Protesta e studentëve në Vlorë është zhvilluar mes tensioneve, pasi efektivë të policisë kanë hyrë në auditoret e Universitetit “Ismail Qemali”, duke shkaktuar frikë dhe terror te të rinjtë.
Studentët në Vlorë i janë bashkuar valës së protestave që po zhvillohen në qytete të ndryshme të vendit, në shenjë pakënaqësie.
Të lidhura
None found
Ndërhyrja e forcave të policisë brenda ambienteve universitare ka shoqëruar situatën, ndërsa efektivët janë vendosur në kordon edhe në hyrje të Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore.
Ky zhvillim ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën e zhvillimit të protestës në institucionin e arsimit të lartë.







