Në ditën e shtatë të protestës, qytetarët hedhin para false drejt policisë

Para godinës së Kryeministrisë u zhvillua pasditen e sotme një protestë simbolike, e shoqëruar me ironi të theksuar, në ditën e shtatë të revoltës popullore.

Një grup protestuesish iu afrua barrierës së çeliktë të vendosur nga forcat e policisë dhe hodhi në drejtim të efektivëve një sasi kartëmonedhash të falsifikuara.

Të lidhura

None found

Ky veprim ishte një reagim sarkastik ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili u kishte premtuar 2500 euro protestuesve që do të tërhiqeshin, si edhe kishte njoftuar rritje pagash për punonjësit e policisë.


Shtuar më 19.10.2026 16:09