Uragani “Lala” përfshin Hawain, shkakton përmbytje e rrëshqitje dheu, 115 mijë familje pa energji

Hawai është përfshirë nga moti ekstrem pas kalimit të uraganit “Lala”, i cili ka sjellë përmbytje, rrëshqitje dheu dhe dëme të konsiderueshme.

Të lidhura

None found

Uragani kaloi rreth 48 kilometra në jug të Big Island, pa e goditur drejtpërdrejt ishullin. Megjithatë, autoritetet u kanë kërkuar banorëve të tregojnë kujdes, pasi reshjet intensive dhe erërat e fuqishme pritet të vijojnë.

Situata është veçanërisht e rënduar në Big Island, ku uji ka përfshirë të paktën dy zona dhe ka marrë disa banesa. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur kërkimet për banorët që mund të jenë prekur, por operacionet po pengohen nga rrjedhat e forta të ujit, mbeturinat dhe gurët e mëdhenj.

“Lala” u fuqizua në një uragan të kategorisë së parë të shtunën, me erëra që arritën deri në 147 km/orë. Në zona të caktuara parashikohen deri në 89 centimetra reshje, çka shton rrezikun për përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu.

Guvernatori i Hawait, Josh Green, deklaroi se një person ka humbur jetën në një aksident automobilistik të lidhur me kushtet e vështira atmosferike në Big Island. Ndërkohë, shumë rrugë janë dëmtuar ose janë bërë të pakalueshme për shkak të ujit, rrëshqitjeve të dheut dhe pemëve të rrëzuara.

Pamjet e publikuara nga Departamenti i Transportit të Hawait shfaqin rrugë të mbuluara nga ujërat e rrëmbyeshëm. Guvernatori Green u ka bërë thirrje banorëve të mos udhëtojnë dhe të përgatiten për reshje jashtëzakonisht të dendura.

Stuhia ka prekur edhe transportin ajror. Rreth 190 fluturime janë shtyrë, ndërsa të shtunën në aeroportin kryesor të Big Island, Ellison Onizuka Kona International, u anuluan rreth 40% e fluturimeve. Në aeroportin Hilo International, anulimet prekën rreth 80% të fluturimeve.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar paralajmërimet më të forta për pjesën juglindore të Big Island, që ndodhet më pranë qendrës së uraganit. Sipas autoriteteve, lumenjtë mund të dalin shpejt nga shtrati, ndërsa mund të kërkohen evakuime dhe operacione të shumta shpëtimi.

Rreth 115 mijë familje në Hawai kanë mbetur pa energji elektrike. Furnizimi me energji është ndërprerë edhe në tre spitale, të cilat kanë vijuar punën falë gjeneratorëve rezervë.

Moti i keq ka prekur gjithashtu ishullin Maui, ku disa banorë kanë mbetur pa ujë. Në disa zona, ekipet e emergjencës janë detyruar të ndalojnë punën për shkak të reshjeve dhe pemëve të rrëzuara.

Paralajmërimet për stuhi tropikale janë në fuqi për të tetë ishujt kryesorë të Hawait. Autoritetet kanë ngritur edhe qendra strehimi për banorët që duhet të largohen nga banesat e tyre.

Edhe pse “Lala” klasifikohet si uragan i kategorisë së parë, niveli më i ulët në shkallën nga 1 deri në 5, autoritetet vlerësojnë se reshjet e jashtëzakonshme mund të shkaktojnë përmbytje të rënda dhe rrëshqitje dheu.


Shtuar 16.08.2026 17:34

betciobetciojojobetjojobetbetciobetcioHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetJojobetMarsbahisholiganbetcasibomJojobet Girişacasibom orjinaljojobet