Zjarret mbeten aktive në Dibër dhe Tiranë, banesat jashtë rrezikut ndërsa vijojnë operacionet për shuarjen

Zjarret në Lurë të Dibrës dhe në Malin e Dajtit vazhdojnë të jenë aktive edhe gjatë ditës së sotme. Dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura janë dislokuar në terren për të luftuar flakët dhe për të garantuar mbrojtjen e komuniteteve.

Në zonën e Lurës, operacioni po zhvillohet nga 50 efektivë të Forcave të Armatosura, me mbështetjen e dy avionëve dhe të një automjeti zjarrfikës të FA. Të dhënat e fundit tregojnë se gjendja po mbahet nën vëzhgim në terren, ndërsa aktualisht zjarri nuk përbën rrezik për banesat.

Të lidhura

None found

Në Malin e Dajtit janë angazhuar gjithashtu 50 efektivë të Forcave të Armatosura. Ata po ndërhyjnë për shuarjen e vatrave aktive së bashku me dy helikopterë të Forcës Ajrore.

Nën kontroll është vendosur vatra përgjatë aksit Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër, ndërsa strukturat e angazhuara po vazhdojnë monitorimin e saj. Edhe në këtë zonë, për momentin nuk raportohet rrezik për qendrat e banuara.

Operacionet në terren do të vijojnë deri në neutralizimin përfundimtar të të gjitha vatrave, si dhe për të penguar përhapjen e mëtejshme të flakëve.


betciobetciojojobetjojobetbetciobetcioHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetJojobetMarsbahisholiganbetcasibomJojobet Girişacasibom orjinaljojobet